Zbulohen piramidat nënujore në Kubë

Kuriozitete

piramida8.jpg

Në Kubë studiuesit kanë zbuluar piramida nënujore. Zbulimi i tyre është bërë në vitin 2001, pas një publiciteti të madh u injoruan tërësisht. Madje ishin bërë premtime për hulumtime të mëtejshme të financuara nga korporata të mëdha.

Tashmë duket se interesi për zbulimin e fakteve në lidhje me këto piramida ka marrë vëmendjen e SHBA-së dhe të Kubës. Në vitin 2001 një ekip i eksploruesve kanadezë duke punuar jashtë bregut perëndimor të Kubës ka zbuluar gërmadhat e një qyteti të ndërtuar mijëra vjet më parë.

Duke vlerësuar se do të kalonin së paku 150 mijë vjet për struktura të tilla të përfundojnë në thellësinë në të cilën janë zbuluar, e më pas duke e llogaritur edhe ndërtimin, ka gjasa që të kemi të bëjmë me një objekt që mund të jetë 200 mijë vjet i vjetër. Hulumtuesit kanë përdorur pajisje të sofistikuara për t’i zbuluar dhe filmuar strukturat nën më se 6 mijë metra nën sipërfaqen e detit. /albeu.com/