Griezmann mund të largohet nga Atletico

Sport

psg-pas-antoine-griezmannit_hd-780x439.jpg

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, mund të largohet këtë verë nga klubi pasi agjenti i tij ka konfirmuar se lojtari është duke i shqyrtuar disa oferta.

Francezi ka realizuar 32 gola në 53 paraqitje sivjet për ekipin e Diego Simeones duke u bërë ndër sulmuesit më të mirë të sezonit në Evropë.

Megjithatë, agjenti Eric Olhats ka thënë se 25-vjeçarit i është ofruar një kontratë e re nga klubi, pasi nuk duan që ai të “joshet” nga ofertat e shumta të klubeve evropiane.

“Përkundër njoftimeve se Antoine do të qëndrojë te Atletico edhe sezonin e ardhshëm, asgjë nuk është vendosur akoma as nuk është miratuar. Jemi duke dëgjuar ofertat e klubeve të ndryshme që po shprehin interesim”, ka thënë Olhats për L’Equipe, transmeton koha.net.

Griezmann synon që të shtunën të fitojë Ligën e Kampionëve kur të përballet me Real Madridin në finale.