Kate e dëshpëruar nga biografia e Meghan dhe Harry;Imazhi i saj dhe William më negativi nga të gjithë

Lifestyle

Ekspertët  mbretërorë  pretendojnë se Kate Middleton ka të ngjarë të jetë “e dëshpëruar” pas zbulimeve të bëra në librin biografik të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Libri do të dalë në treg javën e ardhshme dhe jep një pasqyrë se si çifti u nda nga Familja Mbretërore. Pjesë të biografisë pretendojnë se Princi Harry u zemërua shumë me vëllain e tij William, pasi Duka i Kembrixhit i dha këshilla vëllait të tij për marrëdhëniet e tij me Meghan.

Princi William e këshilloi Princin Harry: “Merr sa më shumë kohë për të njohur personin që ke në krahë.”

Tani, komentatorja mbretërore Lady Colin Campbell ka pohuar se kjo pjesë e librit ka “mërzitur” disa anëtarë të Familjes Mbretërore.

Ajo tha në një raport të fundit: “Më është thënë që shumë pjestërë të familjes mbretërore janë të mërzitur nga kjo deklaratë pasi princi ëilliam do kishte thënë të njëjtën gje dhe nëse në vendin e Meghan do të ishte vajza i një Duke. ”

Zonja Campbell tha që Princi William ishte “keqpërfaqësuar”, dhe se gjithashtu ajo mendonte se Kate do të trishtohet shumë nga libri.

Libri gjithashtu zbulon aspekte të marrëdhënieve midis Meghan dhe Kate duke thënë se kjo e fundit ëshët treguar gjithnjë e përmbajtur kur bëhej fjalë për kunatën.

Një ekstrakt lexon: “Megjithëse Meghan u përpoq  shumë të lidhte një marrëdhënie me Kate, dukesha mezi e pranoi atë.”