Moti për ditën e martë, 11 gusht 2020

Moti

Vala e të nxehtit e cila po përshkon Shqipërinë, ka sjellë temperatura të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe gjatë ditës do të ndikojë vala e të nxehtit ku temperaturat në rang vendi parashikohet të jenë nga 35° deri 40°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet dhe në lugina në orët e nxehta të ditës.