Shenja që ju paralajmërojnë se keni nevojë për ujë!

Lifestyle

dwqwdd.jpg

Dehidratimi mund të vijë si pasojë e sëmundjeve, nxehtësisë ose ushtrimeve, prandaj për eleminimin e një problemi të tillë është e këshillueshme që të konsumoni sa më shumë lëngje që të mos dehidratoheni. Uji, lengu i frutave, supat dhe akulli janë idealja për të mos u dehidratuar. Përpara se të filloni ushtrime shumë të lodheshme hidratohuni.

Gjatë verës pini më shumë lëngje, sidomos ujë. Shenjat që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë ujë në organizëm janë: Goja e thatë dhe etja: janë shenjat e para të dehidratimit. Mund të vuani gjithashtu edhe nga ngërçi muskulor, mund të keni ndjesi të fikti dhe marrje mendsh, dhimbje koke, lekurë të thatë dhe konstipacion.

Urina bëhet e verdhë e errët:
Ngjyra e urinës është një tregues i rëndësishëm i shëndetit. Kur pini sasi të mjaftueshme të ujit, urina është e verdhë e zbehtë. Nëse ajo bëhet e verdhë e errët, dhe duket më e përqendruar, kjo është shenjë që ju duhet të shtoni ujin në dietën tuaj. Nëse nuk keni qenë në tualet për 2 orë ose më shumë, kjo do të thotë që nuk keni pirë ujë mjaftueshëm.

Dhimbja e kokës:
Dhimbja e kokës shkaktohet shpesh nga dehidratimi. Kur presioni në enët e gjakut bie, kjo e bën të vështirë zemrën të pompojë oksigjen të mjaftueshëm në tru, e cila rezulton në dhimbje koke. Lëkura juaj është e thatë: në qoftë se keni lëkurë të thatë dhe pa elasticitet, kjo mund të sinjalizojë se jeni të dehidratuar. Pirja e ujit mund t’ju ndihmojë të mbani pamjen rinore dhe lëkurën të shëndetshme. /albeu.com/