Moti për ditën e enjte, 3 mars 2022

Moti

Edhe këtë të enjte vijon moti i kthjellët në të gjithë Shqipërinë gjatë ditës së sotme. Vranësirat do të shfaqen vetëm përkohësisht kryesisht në skajin verior dhe zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë orëve të para të ditës ku vlera minimale shënon rreth -1 gradë celsius në zonat malore të veriut, ndërsa temperaturat e mesditës sot luhaten nga 10 gradë në zonat malore deri 18 gradë celsius, vlera maksimale në disa qytete të perëndimit të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 28 km/h me drejtim veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det të hapur ulet në 2-3 ballë.