Moti për ditën e martë, 15 mars 2022

Moti

Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit.

Në verilindje-lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrtati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 8 deri në 10 °C, në vendet e ulëta 4 deri në 11 °C dhe në vendet malore 1 deri në 7 °C.