Moti për ditën e mërkurë, 16 mars 2022

Moti

Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por me reshje të pakta dhe afatshkurtra shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa dëbora e pakët bëhet prezente në terrenet malore mbi 500 m lartësi.

Pasditja largon reshjet drejt zonave lindore duke shtuar kthjellimet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit kur minimalja në rang vendi zbret në -3 gradë, ndërsa mesdita sjell një rritje të lehtë të vlerave termike duke shënuar maksimalisht 13 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare deri e fortë në brigje dhe hapësirat detare nga drejtimi verior, ndërsa dallgëzimi do të ulet në 3-4 ballë.