Moti për ditën e martë, 21 Janar 2020

Moti

Kthjellime dhe vranësira dominojnë orët e para të ditës në të gjithë territorin, më të dendura mbeten në Veri dhe përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, ku do të gjenerojnë reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.