Moti për ditën e mërkurë, 22 dhjetor 2021

Moti

Moti për ditën e nesërme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore. Përgjatë luginave do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullina lokale.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.