Moti për ditën e premte, 7 dhjetor 2018!

Moti

7mtdhj
Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin deri në mesditë. Më tej pritet shtim i vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër. Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të jenë më tepër të pranishme, më të dukshme në zonat malore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5°C në 18°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2-3 ballë.