INSTAFOOD EPISODI 2, SI SHIJON

Programe

Ju që e keni Instagramin plot me receta dhe foto të bukura ushqimesh në çdo moment të ditës duhet patjetër të keni dëgjuar për një nga prodhimet origjinale të Tring, INSTAFOOD.

Ҫdo të shtunë në kanalin Living HD një nga blogeret më të mira të ushqimit në Shqipëri, Mirela përgatit receta të shkëlqyera për të gjithë publikun e Tring. Por ajo nuk është vetëm. Kush do jetë bashkëudhëtarja e Mirelës në episodin e dytë të Instafood dhe çfarë do përgatisnin ato?

E ftuara për këtë episod në Instafood Esmeralda do të gatuajë për publikun dy receta; Muhamara dhe sallatë me kunguj dhe karrota ndërsa Mirela do të gatuajë pulë me birrë. Të shpjeguara deri në detaje, recetat e Instafood janë aq të thjeshta dhe të shijshme siç duken në Instagram.

A jeni kurioz të shihni të çdo hap të recetave deri në çastin e fotove dhe postimit në Instagram?! Na ndiqni në emisionin më të ri në Tring “INSTAFOOD”. Çdo të shtunë  ora 16:00 në Living HD!