‘High School Musical’: Ҫfarë ka ndodhur në prapaskenë?

Programe

Kanë kaluar më shumë se 15 vite që nga dita kur Zac Efron dhe pjesa tjetër e grupit të East High u shfaqën për herë të parë në ekranet dhe zemrat tona.

High School Musical ka shoqëruar breza të tërë në periudhën e adoleshencës duke ju dhuruar momente fantastike në shoqërinë e muzikës të mirë. Të tre filmat kanë skena të paharrueshme, por e dini çfarë fshihet pas tyre?

  1. Zac Efron nuk kendon në të vërtetë

Ishte Drew Seeley zëri që fshihej pas figurës së Troy Bolton në filmin e parë të High School Musical. Bashkë me kastin e aktroëve ishte gjithmonë edhe ai. Drew ka performuar edhe në një projekt tjetër te Disney Channel, në filmin Starstruck.

  1. Sterling Knight mund të ishte Troy Bolton

Knight ka aplikuar për rolin e Efron në filmin High School Musical, por është refuzuar nga produksioni. Fati i përballi sërish Efron dhe Knight në filmin 17 Again ku ky i fundit luan rolin e djalit të Zac Efron.

  1. Ashley Tisdale ka dashur të ketë rolin e Gabriellës

Ashley Tisdale ka aplikuar për rolin e Gabriellës. Kur Kenny Ortega (regjisori) e pa, mendoi se do të ishte perfekte për rolin e Sharpay Evans. Ashley fitoi me sukses audicionet edhe pse në serialin Suite Life of Zach and Cody nuk arriti të merrte rolin e Sharpay sepse të gjithë mendonin se dukej shumë e përkëdhelur.

  1. Një nga filmat është xhiruar për 24 ditë

High School Musical mori vetëm 24 ditë nga koha e të gjithë kastit dhe stafit. Të gjithë punonin mbi 12 orë në ditë. Një film i zakonshëm kërkon rreth 8 deri 12 javë për tu xhiruar. Filmat muzikalë kërkojnë më shumë kohë, sepse nëse dikush e prish performancën të gjithëve ju duhet të fillojnë nga e para…

  1. Nuk ishte borë, ishin patate!

Duket e shpifur apo jo? Sidomos e parë në një skenë aq romantike. Në skenën e Vitit të Ri, produksioni zgjodhi të përdortë patate për të hedhur në vend të borës. Arsyeja nuk dihet, por diçka është e sigurt. Të shkretët Vanessa dhe Zac sa janë munduar për të hequr lekurat e patateve nga trupi i tyre.

  1. Filmat janë xhiruar në një shkollë të vërtetë në Utah

Dollapi rozë i Sharpay është ende atje dhe sipas fjalëve është i përdorshëm nga nxënësit e shkollës.

  1. Zac Efron dhe Vanessa Hudgens, çift para dhe pas kamerave!

Troy dhe Gabriella u dashuruan në shkollë. Po ashtu edhe Zac me Vanessën. Ata u lidhën pas fillimit të xhirimeve dhe të gjithë ishin të fiksuar me çiftin!

  1. Zac Efron ka bërë trajnime intensive basketballi

Aktori trajnohej rreth 3 orë në ditë për të interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme rolin e yllit të basketballit dhe kapitenit të skuadrës së shkollës, Troy Bolton. Ndoshta nuk duket shumë intensive, por shtuar edhe orët e kërcimit dhe këngës mund të themi me plot gojë që periudha e parë ka qenë vërtet e vështirë për aktorin.

  1. High School Musical nuk do të quhej kështu!

High School Musical (ose HSM) ishte një titull fillestar për filmin. Duhet të ishte i përkohshëm derisa producentët të gjenin një emër të ri. Por duket se nuk ja dolën, edhe kur filmi ishte gati për tu publikuar ata nuk kishin gjetur ende një titull tjetër. Prandaj mbeti High School Musical!

  1. Mbi 600 vetë morën pjesë në audicionet e filmit.

600 aktorë të rinj morën pjësë në audicionet e filmit. Pjesa më e madhe as nuk u përzgjodh për audicione fizike. Rreth 80% u eleminuan që nga aplikimet e para. Një pjesë e tyre u eleminuan gjatë audicioneve me jurinë dhe vetëm rreth 10 % mbetën në audicionet me regjisorin Kenny Ortega.

 

Për ju që nuk e keni ndjekur, por edhe për të gjithë ata që ndihen nostalgjikë për periudhën e adoleshencës, Tring sjell tre filmat e “High School Musical” nga data 4 deri në 6 tetor në Tring Collection. Mos i humbisni!