“Masha dhe Ariu” ftojnë të gjithë fëmijët në aventurat e tyre!

Programe

Masha është një vajzë e vogël gjashtëvjeçare që jeton në pyll me derrin, dhinë dhe qenin e saj. Në fillim të gjitha kafshët në pyll kanë frikë nga ajo, pasi ajo vazhdimisht i detyron të luajnë me të. Pasi sheh një flutur dhe e ndjek pa dashje futet brenda shtëpisë së Ariut, i cili ka shkuar për peshkim. Ndërsa luante atje, ajo bën një rrëmujë të madhe. Kur kthehet Ariu sheh rrëmujën e Mashës dhe përpiqet ta heqë qafe, po pa sukses!

Kështu fillon miqësia dhe aventurat e panumërta të Mashës dhe mikut të saj më të mirë Ariut.

Masha një vajzë e vogël e zgjuar, e sjellshme eksploron botën përreth saj. Ajo fton të gjithë fëmijët të bëhën pjesë e aventurave të saj. Situata qesharake dhe komike pa fund shoqërojnë fëmijët në çdo episod.

Si fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, Masha dhe Ariu vjen për të argëtuar të gjithë fëmijët në Tring. Bëhuni pjesë e aventurave të tyre, çdo ditë ora 20:30 në kanalin Tring Tring!