Jo vetëm «Shumë dashuri», zbuloni serialin tjetër që transmeton këtë javë episodin e fundit!

Programe

viktoriariewew

Gjatë këtij sezoni keni ndjekur në Tring një sërë serialesh të ndryshme për çdo shije dhe preference. Kanali i serialeve 3Plus ka shtuar premierat e tij çdo fundjavë. Për herë të parë, në Tring History kanë nisur serialet historike ndërkohë në Jolly HD vijnë serialet më të ndjekur të momentit.

Ka përfunduar “Shumë dashuri” por nuk është seriali i vetëm që transmeton këtë javë serinë e tij të fundit. Të gjithë ata që kanë ndjekur çdo të shtunë në Tring History serialin “Viktoria” sot do të mësojnë fundin e kësaj historie. “Viktoria” rrëfen jetën e hershme të Mbretëreshës Viktoria, që nga ngjitja në fron në moshën 18 vjeçare, deri në martesën e saj me princin Albert. Ky serial ka sjellë një kast të mrekullueshëm aktorësh si Jenna Coleman; Adrian Schiller; Nell Hudson.
Ju zbulojmë pak nga episodi i fundit i “Viktoria”! Krishtlindje 1846, Viktoria shtatzënë e kalon këtë periudhë pa Lehzenin e saj të dashur. Alberti dëshiron ta transformojë pallatin në një vend magjik me rastin e festave, por tensionet rriten kur ai fton në pallat disa të ftuar jo të mirëpritur.

Medici Main
Duke filluar nga java tjetër, në Tring History do të nisë “Mediçi, arti i pushtetit”. Pas vdekjes së papritur të të atit, Kozimos i bie barra të drejtojë dinastinë bankare të krijuar nga Xhovani de Mediçit. Por Kozimo mban të fshehtë një sekret të rrezikshëm; të atin e kanë vrarë.
Tani ai bashkë me të vëllanë duhet të gjejnë se kush është dora vrastare që kërkon të shkatërrojë pasurinë dhe pushtetin e familjes Mediçi.