Do t’ju mbajë frymën pezull episod pas episodi, ky është seriali më i ri turk që duhet ta shihni patjetër këtë verë

Programe

Tring sjell një tjetër surprizë këtë verë. Për herë të parë në Shqipëri, një përvojë unike, një serial që nuk është transmetuar në asnjë vend të botës, madje ende as në Turqi. Një serial që, duke nisur nga sonte mbrëma, do të jetë një premierë ekskluzive botërore, për të gjithë adhuruesit e serialeve, duke shënuar kështu një standard të paarritur deri më sot. “Bahar” titullohet superproduksioni që ka në qendër të tij një subjekt të fuqishëm, gjithëpërfshirës, për dashurinë dhe hakmarrjen.

Një subjekt që do t’ju mbajë me frymën pezull dhe kureshtjen zgjuar, episod pas episodi, deri në finalen e serialit, sidomos kur është e pamundur që të gjenden “spoilers” për zhvillimin e ngjarjeve apo për fatet e protagonistëve.

Me një kast aktorësh të kombinuar mjeshtërisht dhe të bërë njësh me rolet që interpretojnë, “Bahar” do të jetë një vendtakim i përnatshëm dhe një garanci suksesi, për të gjithë ju që pëlqeni emocionet e forta, historitë plot kthesa të papritura dhe personazhet plot ngjyrime e kontraste.

Bahar dhe Demir janë dy të rinj të dashuruar që i bashkon një kthesë e fatit, por Ajsun, një grua ambicioze, vë në zbatim një plan djallëzor, kur kupton se sa e thellë është dashuria e Demirit për Baharin, duke e lënduar këtë të fundit te pika e saj e dobët, i ati. E gjendur me shpatulla pas murit, Ajsunit i mbetet vetëm një mundësi për të shpëtuar, të vrasë edhe vetë Baharin. Por, një aksident tragjik e bën këtë të fundit të humbasë kujtesën dhe të mos përbëjë më rrezik për Ajsunin, e cila sakaq e detyron Demirin të martohet me të. E megjithatë, disa gjëra ndoshta i harron mendja, por i kujton zemra…

Jemi të sigurt që “Bahar” do t’ju mbajë të mbërthyer para ekranit duke nisur nga sot, nga e hëna në të premte, ora 20:10 në Tring Series dhe 21:00, në 3Plus. S’kishte si të ndodhte ndryshe, Tring prej vitesh tashmë është platforma më e suksesshme në Shqipëri për transmetimin e serialeve dhe adhuruesit e tyre të panumërt. Dhe këtë risi ekskluzive, sigurisht që Tring do ta sillte për shikuesit.