Kanali TRING LIFE i dedikohet burimit të jetës… Gruas, me #WomensWeek!

Programe

Të jesh grua do të thotë… të buzëqeshësh nëpërmjet lotëve, të vrasësh me ëmbëlsi, të presësh edhe kur durimi është sosur, të vazhdosh përpara dhe kur të gjithë dorëzohen…

Por mbi të gjitha të jesh grua…do të thotë Dashuri!

Për gruan nuk mjafton vetëm një ditë… Prandaj Tring ka vendosur ti dedikojë plot një javë. Nën hashtagun #WomensWeek, nga data 1 deri në 8 Mars të gjitha filmat e kanalit TRING LIFE do i dedikohen asaj… burimit të jetës… Gruas!

View this post on Instagram

A post shared by T R I N G (@tring_albania)

1- Talente të fshehura – 2 Mars – 21:00

Historia e tre matematikaneve  afrikane-amerikane, të cilat dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në NASA gjatë viteve të para të programit hapësinor të SHBA-së.

 

2- Pa kompromis – 3 Mars – 21:00

Jeta e kryeministres britanike Margaret Theçer që nga fëmijëria, karriera e saj politike dhe 17 ditët e luftës Falkland, ndërmjet Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1982. Gjithçka shihet nga sytë e një gruaje që tashmë rreth të 80 -ave jeton me nostalgjinë e ditëve të shkuara e me kujtimet e një martese fatlume.

3- Dokumentet e Pentagonit – 5 Mars – 21:00

Një dramë politike me aferat dhe sekretet e një gazete të njohur, duke nxjerr në pah luftën e “ fuqisë së katërt “ për të zbardhur të vërtetën. Fitues i 2 çmimeve Oskar dhe 8 Globe të Artë.

4- Erin Brokoviç – 6 Mars – 21:00

Erin Brockovich është një nënë e papunë beqare dhe e pafat. Ajo u përfshi në një aksident me makinë, por shkaktari i aksidentit ia hodhi paq. E ndodhur përpara vështirësive, ajo i kërkoi avokatit të saj t’i gjente një punë, në mënyrë që ta kompensonte për humbjen.

5- Djalli vishet me Prada – 7 Mars – 21:00

Andrea është një vajzë e re dhe naive që sapo ka mbaruar shkollën për gazetari dhe fillon punë si zëvendës asistente të një prej drejtoreshave më të pushtetshme dhe të egra të një reviste të njohur mode. Andrea ëndërron të bëhet gazetare dhe këtë mundësi e pranon si një sfidë të përkohshme profesionale. Por kjo punë do të ndryshojë sjelljen e Andreas, duke ndikuar kështu edhe në jetën e saj private me të dashurin, familjen dhe miqtë. Në fund, ajo do të mësojë se jeta përbëhet nga zgjedhje.