Njihuni me serialin më të ri që fillon sot në Jolly HD

Programe

Halka
Dy të rinj që vijnë nga vende të ndryshme qëndrojnë krah për krah dhe luftojnë kundër një komploti. Gjatë përpjekejeve për të sulmuar mafian ata përballen me Halkën, një rrjet kriminal i njohur me tre simbolet unazore, fytyrën e tmerrshme të së cilës ata ende nuk e dinë. Kaan dhe Cihangir luftojnë me organizatën pa e kuptuar se ata janë vete viktima të Halka.
Çdo të enjte ora 21:00 në Jolly HD


Serkan Çayoğlu u lind më 31 maj 1987 në Gjermani në një familje turke. Ai përfundoi arsimin e tij në Departamentin Ekonomik të Universitetit Erlangen në Gjermani. Ndërsa studionte në universitet, ai gjithashtu filloi të punonte si model. Suksesin e mori me serialin “Stina e Qershive” të cilin e kemi ndjekur edhe në Tring. Të tjera seriale ku ai ka interpretuar përmendim Zeytin Tepesi, Kuzey Güney, Hayatımın Aşkı etj.


Hande Ercel ka lindur më 24 nëntor 1993 në Balikesir, Turqi. Karrierën e nisi në një konkurs bukurie ku fitoi vendin e dytë. Disa nga serialet ku ka interpretuar janë Hayar Agaci, Gunesin Kizlari si dhe serialet të cilat i keni ndjekur në Tring si Lovebird, Jetë, Perla e zezë etj.


Kaan Yildirim ka lindur në 24 dhjetor 1986, në Stamboll. Studimet e larta i kreu në Brunel University në Londër, më pas ndoqi Akademinë e Aktrimit në Turqi. Disa nga serialet ku ai ka interpretuar janë Adı Mutluluk, Kalbim Yangın Yeri, Klavye Delikanlıları etj.