SERIE A, COPPA ITALIA DHE SUPERKUPA E ITALISË I GJITHË FUTBOLLI ITALIAN EKLUZIVISHT NË TRING PËR SEZONET 2024-2029

Programe

 

Çdo premtim është borxh! Dhe Tring ka qenë gjithmonë besnik ndaj ndjekësve dhe abonentëve të platformës. “Il Calcio” kampionati Italian i futbollit, kampionati i njëmijë e një emocioneve, ekskluzivisht në Tring për plot pesë sezonet e ardhshme.

Platforma mediatike më e rëndësishme në vend ka siguruar të drejtat e transmetimit ekskluzive për sezonet 2024-2029, të Serie A, por këtë herë më një surprizë të madhe, pasi do të vijnë edhe Coppa Italia dhe Superkupa e Italisë. I gjithë futbolli italian në Tring, me gjithë magjinë e tij, si dhuratë për të gjithë tifozët e zjarrtë. Të gjitha ndeshjet në cilësinë më të lartë të zërit dhe figurës në platformat tokësore, satelitore dhe OTT, të gjitha raundet, transmetime live, highlights, kontent ekstra, informacione, pasqyrim i plotë i evenimenteve aq të dashura për shqiptarët dhe jo vetëm.

Me sezonin aktual në pikën “më të zjarrtë”, beteja për titull po bëhet dita-ditës më e ashpër, thuajse e pamëshirshme. Të gjithë kanë zbritur në fushë “artilerinë e rëndë”, ekipet luftojnë “dhëmb për dhëmb” për trofeun e shumëdëshiruar, për kreun e renditjes, për një vend në kupat e Evropës, për prestigj e lavdi, apo për mbijetesë në ligën e ëndrrave.

Me Serie A, Coppa Italia, Supercup, si edhe kompeticionet e tjera prestigjioze, të drejtat e të cilave Tring i zotëron ekskluzivisht, paketa sportive që Tring ofron është më gjithëpërfshirësja në vend, e përshtatshme për të gjithë ata që e dashurojnë sportin, përjetojnë çdo emocion, çdo drithërimë të tij.

Për ngjyrat, kampionët dhe pasionin e çdo sportdashësi, tanimë ka vetëm një vendtakim dhe ai është ekrani i Tring Sport.