Tigri Daniel, program edukativ jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit!

Programe

Tigri Daniel është një nga premierat kryesore që platforma Tring do transmetojë së shpejti në Tring Tring.

Një serial sa argëtues po aq edhe edukues për fëmijët e grupmoshës parashkollore. Në qëndër vendoset Daniel, tigri i vogël 4 vjeҫar i cili përmes muzikës, imagjinatës dhe lojës mëson aftësitë kryesore sociale të nevojshme në jetën e tij në shkollë dhe pas saj.

Tigri Daniel fton të gjithë fëmijët të bëhen pjesë e aventurave te tij të përditshme.

Falë tij fëmijët arrijnë të mësojnë disa nga virtytet bazë përfshirë empatinë, respektin, vetëbesimin, komunikimin në shoqëri dhe në shkollë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, duke u argëtuar.

Përveҫ argëtimit dhe edukimit të fëmijëve të vegjël, ky program shërben më së miri edhe si shembull edukimi për fëmijët nga të rriturit. “Tigri Daniel” u mëson prindërve të rinj mënyra efektive komunikimi dhe edukimi për fëmijët e tyre.

Produksioni Tigri Daniel ka fituar shumë ҫmime mbi prodhimin e filmave për fëmijë, ndër më të rëndësishmet mund të përmendim “Ҫmimi i Argjend-të – Zgjedhja e Prindërve” në 2013 dhe 2014 dhe “Ҫmimi Emmy” për ‘Programet e Animuara Për Fëmijët Parashkollorë’ në 2019.