A e keni parë telefonin nga Bugatti?

Teknologji

fewwf.jpg

Kur ne dëgjojmë emrin e Bugatti menjëherë mendojmë për makina luksoze, por çka nëse kompania do ta prodhonte një telefon të mençur?

Bugatti Chronos është një model i ri i telefonit që vjen me karakteristika të avancuara.

Telefoni ka specifika të sofistikuara dhe stil, dy fjalët që e lidhin këtë pajisje me markën Bugatti.

Pamjet e shfaqura online e shfaqin një telefon shumë të bukur në dizajn, të përbërë nga metali dhe druri, dhe me pamje të ngjashme me konceptin e Asus Z2 Poseidon.

Në anën e pasme, telefoni na përkujton në veturën e Bugatti.

Në këtë koncept, janë dhënë edhe specifikat e telefonit. Bugatti Chronos përfshijnë ekranin me 5.5” në IPS LCD me Quad HD (2560 x 1440) në 2.5D. Për më shumë, telefoni ka edhe 4GB RAM dhe 64GB memorie që mund të zgjerohet në 256GB me microSD.

Bateria e telefonit do të ofrojë baterinë me 4020 mAh dhe portin USB Type-C. Kamera e pasme do të jetë me 23MP, ndërkaq ajo frontale sjell 16MP.