iPhone 8 në shitje në 2017-ën

Teknologji

shitje3.jpg

Gjatë këtij viti Apple pritet që të bëjë prezantimin e dy modeleve të rinj të telefonit, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, ndërkohë që po përgatitet që lançimin e modelit më të ri iPhone 8 në vitin 2017.

Apple pritet që në vitin 2017 të prezantojë iPhone 7S dhe 7S Plus, por duket se ata do ta ndryshojnë këtë, dhe do të lançojnë iPhone 8 me ndryshime të mëdha në dizajn.

Gjatë këtij viti smartfoni që ata do të lançojnë iPhone 7 do të duket shumë i ngjashëm me iPhone 6S, por në vitin e ardhshëm ky model do të duket krejtësisht ndryshe, me ekran OLED e trupin nga xhami.

Apple do ta largojë në iPhone 8 butonin kryesor që është që nga iPhone 4, ndërsa do të ketë si ID sensorin me prekje, i cili do të integrohet në ekran, ashtu si edhe kamera nga para.