“Pokemon Go”, Loja virtuale Që Po “çmend” Njerëzinë

Teknologji

pokemongobattle 800x671

“Pokemon Go” është një lojë që shkarkohet falas dhe qëllimi i saj është që lojtarët të kapin, luftojnë dhe trajnojnë disa krijesa virtuale, të quajtura Pokemon. Loja është kritikuar shumë pasi njerëzit po humbasin vëmendjen ndërsa luajnë, dhe kjo po sjell edhe shkaktimin e shumë aksidenteve, pa parashikuar reagimet emocionale të lojtarëve gjatë zhvillimit të mëtejshëm të kësaj loje.
Fotot nga mediat dhe rrjetet sociale tregojnë njerëz teksa ndjekin këto krijesa virtuale në ambiente nga më të ndryshmet, që nga varrezat e deri te kampuset universitare, zyrat shtetërore apo private. Së fundmi njerëzit kanë rënë në panik pasi që prej ditës së shtunë serverat e lojës kanë rënë duke ua bërë të pamundur miliona njerëzve që të luajnë me lojën në fjalë.
Lojtarët nisën të raportonin problemet me lojën që prej orës dy të pasdites. Mësohet se një grup hakerash i quajtur “PoodleCorp” ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik. Krijuesit e lojës dolën të shtunën në mbrëmje në një deklaratë zyrtare në “Twitter”, ku bënë me dije se: “Po punojmë për ta rregulluar problemin me serverat. Faleminderit për durimin tuaj”.

pokemon go nick statt screenshots 1.0

ba10d7S