Prezantohet “Renault Megane” i ri, së shpejti vjen edhe në Kosovë!

Teknologji

4442-690x388.jpg

Renault ka prezantuar modelin e ri të “MEGANE” i cili do të sjell inovacione të shumta në segmentin e tij.
Prezantimi dhe testimi i tij po mbahet në Kroaci. Materialet janë direkt nga vendi i ngjarjes ku po marrin pjesë edhe gazetarët nga Kosova paralel me gjithë rajonin.
Përfaqësuesi ekskluziv për Renault në Kosove dhe Shqipëri, Auto Mita (www.fb.com/automita.renault), njofton se Megane i ri do të prezantohet në Kosovë gjatë muajit mars të këtij viti.
“Ne e kemi testuar veturën dhe mund të themi se konkurrentët duhet të frikësohen pasi “Megane” vërtetë ka bërë një hap shumë të madh në të gjitha aspektet”.
Këto janë disa foto nga prezantimi i Megane GT (EDC 205hp) i cili thuhet se pritet të çmend të gjithë të pasionuarit e veturave. /Telegrafi/

5551.jpg