Publikohet pamja e parë e iPhone 7

Teknologji

iphone-7-concept1_1466431966-1574164.jpg

Vetëm dy muaj na ndajnë nga lancimi i iPhone 7 dhe 7 Plus, nëse raportet e kohëve të fundit janë të sakta.
Dhe pas shumë thashethemeve dhe fotografive të ndryshme se si mund të duket iPhone 7, tani është publikuar një fotografi e re e cila pretendon se shfaqë modelin e ri të Apple – i cili tashmë ka hyrë në prodhim.

Fotografia që pretendohet të jetë e iPhone 7 u publikua në Weibo përmes 9to5Mac nga një përdorues, transmeton Gazeta Express.
Celulari duket si një iPhone 6 ose 6S, por me kamerë shumë më të madhe, krahasuar me dy modelet e fundit.

006djxhejw1f44hhivl3lj30qo0zkjud_1466431946-3163660.jpg