6ix9ine thyen rekord në Youtube sapo del nga burgu

Showbiz

Reperi i famshëm amerikan 6ix9ine ka arritur sukses të paparë në YouTube me publikimin e këngës së re vetëm pak ditë pasi doli nga burgu.

Reperi që u lejua nga gjykata amerikane ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, për shkak të koronavirusit, ka publikuar këngën e re Gooba që vetëm për 24 orë ka kapur shifrën rekord prej 61 milion klikime, raporton newsbomb.al.

Gjykatësi gjithashtu i dha atij leje të xhirojë videoklipin e ri në oborrin e shtëpisë.

Pak para publikimit të këngës, Tekashi69, emri i të cilit është Daniel Hernandez, u shfaq në Instagram Live ku ndër të tjera foli edhe për spiunimin e shokëve të tij në gjyq.

Në vitin 2018, Tekashi69 u shpall fajtor për 9 akuza si armëmbajtje pa leje, grabitje dhe planifikim vrasjeje, por u dënua vetëm me 2 vite heqje lirie pasi dëshmoi kundër shokëve të tij të Nine Trey Gangsters.