Aktori i “Ambicie në udhëkryq” publikon për herë të parë një foto me djalin

Showbiz

Aktori Ibrahim Çelikkol në dhjetor të vitit të kaluar u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Ali. Çifti ka preferuar të mos e tregojë portretin e djalit në publik dhe ka publikuar shumë pak foto me të duke e ruajtur kështu larg rrjeteve sociale.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktori ka patur më shumë kohë për të qëndruar në shtëpi me familjen dhe së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet me djalin. Kjo është hera e parë që Ibrahim Çelikkol publikon një foto ku shfaqet vetëm me të birin, në një moment të ëmbël si babë e bir.

Komentuesit i uruan aktorit që djali i tij të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur. Kujtojmë që Ibrahim Çelikkol u bë i njohur në Shqipëri në serialin “Ambicie në udhëkryq” i transmetuar në Tring.