Aktori i njohur shtrohet vullnetarisht në një qëndër rehabilitimi!

Showbiz

colinfarel1

Aktori i njohur i shumë filmave të Hollywood e jo vetëm, që në vitin 2005 ka ndërmarr një rehabilitim nga droga dhe alkoli. Po flasim për Colin Farrell i cili abuzoi me alkolin dhe drogën që pas filimt “Miami Vice” . Ai vendosi vullnetarisht që të përballet me parandalimin e këtyre “sëmundjeve” pas një stresi të lartë që kishte në të kalaurën. Për ta bërë këtë shkruan “Daily Mail” Farrell ka zgjedhur një klinikë në Arizona.

farrell
Aktori i Hollywood ka zgjedhur një qendër luksoze në të cilën paguan 36 mijë dollar në muaj. Në atë qëndër më përpara kanë kalaur shumë njerëz të famshëm si Tiger Woods, Elle Macpherson, Kate Moss, Selena Gomez, dhe Kevin Spacey. Zgjedhja u bë nga Farell me vetëdije, pas një periudhe shumë stresuese, lidhur me praninë e tij në tre filma brenda një viti.

farrell2
Të gjithë e dinë se Colin ka qënë i varuar nga alkooli por ka 12 vjet që është më i matur dhe i përgjegjshëm. Aktori i njohur është i vetëdijshëm për varësinë e tij dhe e di se mund të rifillojë të abuzojë me alkolin shume lehtë. Për këtë ishte ideja që bëntë diçka që të parandalonte të keqen. Burimet thonë se ai ka punuar shumë për të mos pirë dhe se e vetmja gjë që mund ta mbante nën kontroll ishte ndihma profesionale. Disa nga aktivitetet e tjera që Farell do të merret janë mësimet yoga , tai chi, meditime etj.