Bebe Rexha e emocionuar për takimin me familjen ‘Jonas’

Showbiz

Bebe Rexha lajmëroi pak kohë më parë se do ta shihnim në skenë me grupin e njohur ‘Jonas Brothers’, në turneun e tyre ‘Hapiness Begins’. Bebe ka treguar në një intervistë se është shumë e emocionuar për pjesëmarrjen e saj. “Nick është si një vëlla për mua. Mora pjesë në turneun e tij kur publikoi këngën ‘Jealous’ dhe ishte një sukses i madh për të. Ai më kërkoi të isha unë ajo që hapja turneun dhe për mua ishte një moment special”, ka thënë Bebe. Përveç turneut, Bebe po pret me padurim të takojë aktoren e njohur e ‘Game of Thrones’, Sophie Turner dhe yllin e ‘Baywatch’, Priyanka Chopra. “Do jetë e paparë”, ka përfunduar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on