Birce Akalay i mbetet së shkuarës, Can Tunali shfaqet me dy femra ruse!

Showbiz

birce123
Aktorja e njohur Birce Akalay dhe balerini Can Tunali i dhanë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë. Ata nuk kanë folur konkretisht se çfarë i çoi drejt divorcit, megjithatë Birce në një intervistë ka lënë të nënkuptohet se mes tyre jo vetëm kishte mbaruar dashuria por kishte patur edhe tradhëti. Ditën e djeshme, Can Tunali është fotografuar nga paparacët në shoqërinë e dy vajzave ruse.

resim 134918PS

Ata ishin ulur të tre në pjesën e pasme të taksisë dhe duhet theksuar se pamja e Can në fotografi linte shumë për të dëshiruar. Ai dukej tepër i lodhur dhe i mërzitur, ndërkohë që një prej vajzave ruse nuk ngurroi dhe të pozonte për paparacët. Nuk dihet ende nëse balerini ka një histori me njërën prej tyre, megjithatë tashmë është e qartë që divorcin me Birce e ka hedhur pas krahëve.