Brenda shtëpisë luksoze të Mozzik dhe Loredanës!

Showbiz

mozzzzz
Loredana dhe Mozzik publikojnë gjatë gjithë kohës foto apo video të momenteve që kalojnë me vajzën e tyre, Hanën. Ditën e sotme, Loredana ka zbuluar për ndjekësit e saj disa pamje nga shtëpia e tyre luksoze.

Screenshot 29 2

Në pjesën e kuzhinës, ajo çfarë bie në sy është emri ‘Hana’ i shkruajtur me shkronja të mëdha, e ndërsa Mozzik mbante Hanën në krah, dukej qartë pamja magjepsëse e liqenit nga ballkoni i tyre. Gjithashtu, duket se më tepër mbizotërojnë ngjyrat e tokës dhe e bardha në të gjithë arredimin e shtëpisë.

Screenshot 30 2

Pavarësisht se vogëlushja e tyre është ende disa muajshe, çifti ia ka dalë të gjejë kohën e duhur për kujdesin ndaj saj, si dhe për të sjellë projekte të reja. Kujtojmë që kënga ‘Romeo&Juliett’ e Mozzik dhe Loredanës, u rendit ndër këngët më të dëgjuara, krahas emrave të njohur.

Screenshot 31 3