Çfarë mesazhi do të përcjellë Beren Saat? Aktorja poston foton e ish të dashurit…

Showbiz

Aktorja e njohur ka habitur të gjithë me veprimin e saj të fundit. Beren Saat, e cila sapo është divorcuar nga Kenan Dogulu, të paktën kështu thuhet në mediat turke, duket se është kthyer pas në kohë për të kujtuar dashurinë. Kur flasim për dashurinë, nuk i referohemi asaj kundrejt ish-bashkëshortit, por një dashurie akoma më të vjetër. Beren ka publikuar një foto me ish të dashurin e saj, i cili për fat të keq është ndarë nga jeta kohë më parë, Efe Guray.

Ky veprim i ka bërë konfuzë të gjithë dhe komentet rreth kësaj fotoje nuk kanë munguar. Pavarësisht se Kenan ka thënë se ndarja e tyre ishte miqësore dhe janë tepër dashamirës kundrejt njëri-tjetrit, ky veprim i aktores është interpretuar nga fansat si një “mesazh” i koduar kundrejt ish bashkëshortit të saj.