Chris Evans shpallet mashkulli më i pashëm për vitin 2022/ “Tani dua të krijoj familje”

Showbiz

Ylli hollivudian Chris Evans shpallet mashkulli më i pashëm për vitin 2022. Pasi u kurorëzua me këtë vlerësim për pamjen e tij, ylli 41-vjeçar shprehu shpresat për ndërtimin e një familjeje në të ardhmen.

Protagonisti i “Grey Man”, i cili shpjegoi për median se është ‘shumë i kënaqur’ me jetën, vendosi në dukje ndihej gati të jetonte një jetë të lumtur në shtëpinë e tij dhe të krijonte një familje.

“Kjo është absolutisht diçka që unë dua, bashkëshorte dhe fëmijë dhe të ndërtoj një familje”, tha Evans. Ai zbuloi se e adhuron ‘idenë e traditës dhe ceremonisë’ dhe për të ‘nuk mund ketë asgjë më të mirë’ në kë moment.