Cubi apo Esmeralda, aktorja e njohur e «Apartamenti 2XL» shpjegon të vërtetën e emrit të saj

Showbiz

cubrtimeir

Në qoftë se bëni pjesë në radhët e atyre teleshikuesve të vëmendshëm që nuk u shpëton asgjë nga televizioni, me siguri mund të keni pyetur veten ç’bën emri Esmeralda Metka në titrat e kastës së aktorëve të ‘’Apartamentit 2XL’’? Juli, Albano, Visjani, Eliona, Egi, Andrea dhe e ëmbla Cubi janë bashkëshoqëruesit më të dashur të humorit për shumë familje shqiptare, por jeni të sigurtë që i njihni mirë të gjithë? Si për shembull e dini që Cubi nuk është domosdoshmërisht Cubi në të dhënat e gjendjes civile. 

Aktorja ka shpjeguar arsyen përse e thërrasin Cubi, ndërkohë që shtoi se nuk është emër arti. “Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse i’u thonë që është femër presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël të gjithë habiten. Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë mistrece, kam qenë natyrë djali ai më quante Cubi.”, – ka sqaruar aktorja bukuroshe.