Dua Lipa na fton të gjithëve të bëhemi pjesë e klipit të saj! Ja si mund të merrni pjesë…

Showbiz

Këtë herë është Dua Lipa filluesja e kësaj sfide të re. Këngëtarja ka ftuar të gjithë adhuruesit e këngës së saj më të fundit, “Levitating”, për t’u bërë pjesë e klipit zyrtar që është në përpunim e sipër.

Të gjithë ju që doni të bëheni pjesë e klipit, mjafton të publikoni pamjet me hashtagun #Duavideo.

Nën këtë hashtag mund të postoni video me ide dhe ajo do përzgjedhë më të mirat. Këngëtarja është në kërkim për koreografinë, makeup-in, animimin e çfarëdo elementi.

Nisma e saj është ndërmarrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, e cila ka ngrirë jo vetëm industrinë e muzikës, por edhe atë të kinematografisë.

“Hej djema! Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se unë jam duke punuar me një video muzikore për ‘Levitating’ dhe dua që ju të jeni një pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të këngës. Mezi pres që të shoh se çfarë do të sillni.”, – shkruan këngëtarja.