E akuzoi për tradhëti: Ja e vërteta mes Kylie dhe Travis!

Showbiz

travis GQ
Në fillim të marsit, sipas E!News u tha se Kylie akuzoi reperin se e ka tradhtuar, megjithëse përfaqësues të Scott thanë se “s’është e vërtetë dhe mes çiftit nuk ekziston asnjë zënkë”. Megjithatë detaje të reja janë zbuluar se fundmi.Burime të ndryshme thonë për People se çifti pati një debat të ashpër, pasi Kylie i kontrolloi telefonin dhe pa diçka që s’i pëlqeu.

kylie travis

“Travis u shpreh se nuk e ka tradhtuar,” shtoi burimi.Fill pas kësaj, reperi mbylli llogarinë e tij në Instagram dhe anulloi një prej koncerteve të Astroworld. Menaxherët e tij i hodhën poshtë të tilla pretendime duke thënë se Travis e shtyu koncertin për arsye shëndetësore.Sipas People, “Kylie u trishtua, por gjërat janë përmirësuar. Ajo nuk do të ndahet nga ai.”Të paktën ky “skandal tradhtie” u sqarua shumë më shpejt sesa ai i trekëndëshit Jordyn-Tristan-Khloe.