E akuzuan për plagjiaturë, reagon menjëherë këngëtari shqiptar…

Showbiz

songwriting

“Ani mori nuse” është kënga që bëri zhurmë mediatike në lançimin e saj . Kjo sepse reperja Nikka nëpërmjet një postimi në IG, pretendoi që ideja e kësaj kënge të NRG Band është vjedhur prej saj. Besnik Qaka, i cili është edhe vokalisti i grupit e ka sqaruar këtë duke thënë:

 640 0 5be5f7486c479

“Ideja e kësaj kënge ka nisur në 1 Shtator. Idenë ma kanë dhënë mua. E pranova dhe shkova në studio për të punuar. Këto akuza që po i hedhin, unë shoh një farë viktime se ndoshta ja kanë shitur këngën pa dijeninë time. Por, duhet të më pyesnin për hir të korrektësisë. Nëse dikush mendon se unë ia kam vjedhur idenë dikujt me 20 vite karrierë, unë i jap fund karrierës. Të them të drejtën u preka shumë që më akuzuan. Nuk u mora fare me këtë punë. I kam parë postimet, por i kam injoruar. Ajo vajzë ka rënë viktimë se ia kanë shitur këngën pa i treguar se po e bëja dhe unë. Herë tjetër t’I shqyrtojë gjërat më mirë se nuk ndërtohet karriëra me akuza.” – ka deklaruar Qaka.

 640 0 5be5f747a1249