Enca flet për mesazhet kërcënuese të Noizyt…

Showbiz

enca mesazhe
Ka qenë një ngjarje shumë e bujshme mediatike zënka midis Noizyt dhe Encës. Askush nuk e dinte arsyen, të gjithë dinim vetëm dy postimet e tyre në Instagram dërguar njeri-tjetrit dhe kaq mjaftoi që portalet të aludonin për shumë gjasa përse mund të ishin zënë. Kjo ngjarje duket se ka bërë kurioz edhe publikun kosovar, sepse edhe pse ka dy vite që ka ndodhur kjo zënkë në intervistën e fundit të Encës në një televizion kosovar ajo përsëri është pyetur për arsyen e gjithë kësaj. Enca vendosi për herë të parë të tregonte si ndodhi dhe tha se kjo do të ishte edhe hera e fundit që do të fliste për këtë temë.

noizy enca

“Do e sqaroj këtë muhabet për herë të parë dhe të fundit. Nuk e kam prekur më parë se nuk jam tipi i personit që dua të fryj skandale se njerëzit flasin çdo ditë për mua. Do s’do kjo u kthye në skandal. Dhe pjesa që më ka prekur më shumë është se unë kisha një lidhje shoqërore me atë artist. Për mua ishte zhgënjim i madh dhe vetëm për respektin që kisha për çfarëdo suksesi që kishim bashkë. Unë nuk kam folur fare ose nuk kam folur fjalë të këqija. Unë nuk jam përjashtuar se mua s’më përjashton prej vendit tim. Ne kemi pasur suksese të mëdha bashkë. Unë jam shumë krenare për ato suksese, fotot në Instagram akoma i kam, për gjithçka që kemi ndërtuar. Nuk ishte përjashtim, thjesht unë nuk doja të isha më pjesë e asaj gjëje. Mesazhi që mua më erdhi ishte ‘Kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram’. Unë i thashë ‘Hajde takohemi flasim’. Në atë moment unë kuptova që nuk humba një shok, por që nuk kisha patur kurrë një shok. U bë shumë e madhe dhe megjithatë unë isha viktima në këtë temë. Por isha unë ajo që u mbylla gojën para gjithë turrjes së fansave që villnin vrer sepse unë jam më e madhe se e gjithë kjo’, tha Enca.