E pabesueshme: Njerëzit po mbledhin lekë për Kylie-n!

Showbiz

kylie 10000
20 vjeçarja u bë një nga njerëzit më të rinj në moshë, pretendente për të qenë në listën e Forbes të femrave më të pasura. Në këtë listë, futen personat të cilët e kanë krijuar vetë pasurinë e tyre, sikurse e ka bërë Kylie me biznesin e saj në fushën e kozmetikës. Pavarësisht kontestimeve të ndryshme nga ndjekësit, kjo gjë tashmë është fakt.

kylie 100

Revista shkruan se nëse Kylie do të arrijë të fitojë rreth 100 milionë dollarë vitin e ardhshëm, atëherë ajo të do jetë bilionerja më e re në moshë. Sapo u përhap lajmi, njerëzit e filluan si një lojë lëvizjen që tashmë është kthyer tejet serioze. Ata kanë filluar të bëjnë donacione, për të ndihmuar 20 vjeçaren të arrijë këtë shifër. Madje për këtë gjë, është krijuar edhe një faqe e quajtur “GoFundMe”, qëllimi i vetëm i së cilës është që kontributet të kapin shifrën prej 100 milion dollarësh.