Vajzat e famshme shqiptare tregojnë peshën e tyre…

Showbiz

gocat
Jo çdo femër, për të mos thënë asnjëra nuk do të tregojë sesa peshon në të vërtetë. Kjo vlen më shumë për femrat e njohura të ekranit, që u duhet të ruajnë linjat dhe të kurojnë gjithnjë imazhin e tyre.Megjithatë jo të gjitha të famshmet shqiptare kanë komplekse me peshën. Falë risisë së Instagramit, për të bërë pyetje direkte, disa prej tyre kanë treguar sesa kilogramë peshojnë. 

franceska

Françeska Jaçe peshon 64 kilogramë, një peshë kjo brenda kufijve normalë duke qenë se është 1,72 cm e gjatë.

big mama

Big Mama ka qenë gjithnjë në luftë të vazhdueshme me kilogramët e tepërt, por pas ndërhyrjes në stomak ajo peshon 70 kg.

armina

Armina Mevlani nuk e di saktë peshën e saj megjithatë mendon se është diku mes 57 kg – 59 kg. E pyetur nga fansat, blogerja e njohur tha “varet” dhe ndoshta kjo ka të bëjë me faktin nëse ka ngrënë ose jo gjatë javës Armina.

xhesika
Xhesika Berberi tregoi se peshon 52 kg.
almeda

Almeda Abazi nuk është shumë e kënaqur me peshën e saj pasi “fatkeqësisht” sipas saj, peshon 57 kg. Ajo ia lë fajin Ramazanit, pasi normalisht është 55 kg.

rezarta

“Ah çfarë pyetje” tha Rezarta Shkurta kur fansi i kërkoi peshën, megjithatë nuk ngurroi ta tregonte. Ajo është 75 kg.

zanfina

Zanfina Ismaili tregoi se peshon 57 kilogramë e kusur, edhe nëse është më shumë se kaq të paktën me përgjigjen që tha, është brenda.