Edhe pse në burg, Stresi ka gjithmonë pranë vetes Kejsin: Ja dedikimet e saj!

Showbiz

stresi kejsi

Arrestimi i reperit të njohur Stresi bëri bujë të madhë në media. Ai ndodhet aktualisht në burg dhe akuzohet për trafik droge. Por ajo që u përfol më shumë nga kjo histori ishte e fejuara e këngëtarit sepse në momentin e arrestimit ky i fundit u gjet në dhomën e hotelit me një vajzë 20-vjeçare. Por duket se Kejsi nuk ka dëgjuar aspak se çfarë flitet vërdallë apo se çfarë kanë thënë njerëzit në lidhje me këtë. Ajo vazhdon ta mbështesë dhe ti qëndrojë në krah të fejuarit të saj.

Ditën e sotme këtë e ka treguar edhe më shumë me anë të disa postimeve në Instastory. Kejsi ka vendosur të publikojë disa video duke ecur me makinë duke kënduar këngët hit të Stresit por edhe disa çaste nga koncertet e tij ku ajo ka qenë e pranishme. Në një video shumë të veçantë që e fejuara këngëtarit ka postuar, duket një vajzë e vogël e cila shprehet se është vajza e “xhaxhi Stresit” dhe reperi e përqafon atë duke e marrë në krah. Të gjitha këto na bëjnë të kuptojmë se dashuria mes tyre është e fortë dhe Kejsi është një nga mbështetëset më të mëdha të Stresit në këto momente të vështira për të.