Fjalët e ashpra të aktores në drejtim të Donald Trump

Showbiz

JenniferLawrence-1-780x439.jpg

Donald Trump ishte kryetemë e bisedës në një televizion britanik, ndërmjet Jennifer Lawrence, James McAvoy, Jack Whitehall e Johnny Depp, të cilët shfrytëzuan rastin për ta kritikuar kandidatin e mundshëm për president të SHBA-ve.

Gjatë bisedës është kuptuar se aktorja e bukur hollivudiane nuk ka mendim të mirë për republikanin e pasur dhe këtë e ka treguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme në Graham Norton Show.

“Isha në një koncert ku mora vesh se ishte edhe Trump dhe u thash njerëzve të mi të sigurimit që ta gjejnë menjëherë”.

“Doja ta xhiroja takimin tonë, sidomos momentin kur do t’i thosha: “Hey, Trump, f*** you!”, ka deklaruar Lawrence duke nxitur të qeshura dhe duartrokitje mes kolegëve dhe publikut.

“Nëse Trump bëhet president i Amerikës, bota do të përballet me fundit e vet”, ka thënë ajo më tej.

Depp nga ana tjetër ka folur rreth ofertës për portretizimit të biznesmenit të famshëm në një film biografik.

law.jpg