Gigi Hadid, tregon sëmundjen që ka ndryshuar trupin e saj…

Showbiz

gighand
Modelja e njohur është përballur me një sërë akuzash nga fansat, përsa i përket ndryshimeve të fundit fizike që ajo ka pësuar. Pas komenteve të shumta, ajo ka vendosur t’iu kthejë përgjigje publikisht.
“Për të gjithë ju të cilët jeni shumë të vendosur të zbuloni përse trupi im ka ndryshuar gjatë viteve, ju nuk e dini që kur fillova modelingun në moshën 17 vjeçare nuk isha diagnostifikuar ende me sëmundjen Hashimoto,” shkruan modelja.
“Gjithmonë kam ngrënë njësoj, por trupi im e merr ushqimin ndryshe tani që shëndeti im është përmirësuar. Mund të dukem shumë e dobët, por ua siguroj që nuk është kjo ajo që dua. Për momentin, e vetmja gjë që ka rëndësi është që shëndeti im po përmirësohet. Ju sugjeroj të përdorni energjinë tuaj për të ngritur akoma më lart ata që adhuroni dhe jo t’i bëni keq atyre që nuk pëlqeni.”

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on