Neslihan Atagul organizon një festë surprizë për bashkëshortin e saj por gazetarët vënë re diçka të pazakontë

Dashuri e pafund

neslibirth

Aktorja e njohur e “Dashuri e pafund”, Neslihan Atagul ka organizuar para ditësh një festë surprizë për bashkëshortin e saj Kadir Dogulu. Aktori i njohur festonte 36 vjetorin e tij të lindjes më 19 Prill. Festa u mbajt në Kadikoy dhe ishin të ftuar disa nga miqtë më të afërt të aktorëve. Disa prej të ftuarve ishin Hande Ercel, aktorja e njohur e serialit “Jetë”, Murat Dalkilic, Erkan Kolcak Kostendil, Cansu Tosun, Seda Guven dhe Kaan Urgancioglu.

neslihan ata 093051CD

Nga ana tjetër nuk munguan as gazetarët dhe pyetjet e tyre provokuese. Teksa festa mbaroi, ata vunë re se Neslihan dhe Kadir po largoheshin secili më vete. “Jeni zënë?”- ishin pyetjet e tyre të menjëhershme. Kadir ka treguar se atij i duhet të përcillte disa nga miqtë ndërkohë që Neslihan do të priste edhe pak në ambientet e lokalit.
“Jam shumë i lumtur. Gruaja ime më organizoi këtë surprizë dhe unë e dua shumë. Është gjëja më e ëmbël në jetën time” – ka thënë Kadir.