Sportistja amerikane komenton në një foto të Burak Ozcivit por bëhet lajm në Turqi

Dashuri e pafund

urtakmoko

Ka qenë një koment nga sportistja amerikane Sapna Vyas por është shndërruar në lajm në Turqi. Kjo sepse sa herë një personazh i njohur i ka komentuar aktorit, gruaja e tij Fahriye Evcen ka reaguar. Para disa kohësh, ishte një modele iraniane e cila quhej Mahlagha Jaberi e cila komentoi në një nga fotot e Burak Ozcivit. Menjëhere, e fejuara e Burak, Fahriye Evcen reagoi dhe mediat shkruanin se më pas Burak e hoqi modelen nga lista e miqve në rrjetet sociale.

Mahlagha Jaberi Height Age Weight Measurement Biography Net Worth

“Unë nuk kam si qëllim të ndërhyj në jetën private të askujt. Komenti im ishte një kompliment për të si aktor dhe sjellja e tij nuk është e duhura për një person të famshëm që duhet të ruajë simpatinë e ndjekësve” – shprehej në atë kohë bukuroshja nga Irani.

Victoria Bonya Cafe Society Opening Gala at 2016 Cannes Film Festival 05 662x993

Më pas, ishte Victoria Bonya e cila komentoi në foton e Burak Ozcivit e cila gjithashtu u bllokua nga aktori. Tashmë, që është një tjetër vajzë që ka komentuar, të gjithë janë në pritje të reagimit të Fahriyes, madje disa portale në Turqi kanë bërë shaka me këtë fakt, duke shkruar “Çfarë do të bëjë tani Fahriye?”. Edhe pse disi xheloze, nuk besojmë se Evcen do të arrijë deri aty sa t’i kërkojë Ozcivit të mbylli instagramin.

Sapna Vyas Patel 001