Elcin Sangu nuk jam e pasur!

Dashuri me qira

8209d0f15c778a93b0d5604ec920cea8

Aktorja El çin Sangu i është përgjigjur kështu pyetjes nëse ajo është mbretëresha e pasurive të paluajtshme: “Njerëzit mendojnë se fitojmë shumë para dhe që bëjmë një jetë luksoze, por kjo nuk ka asnjë lidhje. Sikur të isha mbretëreshë e pasurive të paluajtshme! Por jetoj akoma në një shtëpi me qira. Normalisht, babai dhe nëna ime jetojnë në një shtëpi shumë të thjeshtë”.

Moderatorja pyet dy komentuesit nëse e besojnë këtë përgjigje të aktores, pra nëse besojnë atë që ajo thotë për shtëpinë me qira.
Komentuesja nr. 1 , shprehet se e beson aktoren, sepse të jesh mbretëreshë e pronave të paluajtshme, do të thotë të kesh blerë 3-4 shtëpi. Pra, një gjë e tillë është e pamundur, sepse ajo ka vetëm tre vjet që ushtron profesionin e aktores dhe shfaqet edhe nëpër reklama.
Edhe pse nga reklamat mund të fitohen shumë para, ajo vazhdon akoma të jetojë në shtëpi me qira.
Komentuesi i dytë bën një llogari të shumës së parave që aktorja fiton në muaj dhe për një vit, dhe thotë që nuk e beson që ajo po jeton akoma në një shtëpi me qira.
Gjatë komenteve në ekran shfaqet edhe një foto e shtëpisë së aktores që ajo ka postuar në Instagram.