Hülya Avşar flet për rolin në serialin “Pafajësia”

Showbiz

Protagonistja e serialit “Pafajësia”, aktorja Hulja Avsar, së fundmi, ka folur për angazhimin në këtë serial dhe ka treguar se i ka marrë shumë kohë dhe energji, pasi nuk ishte parashikuar që në fillim numri i serive që do të përmbante. Por gjithashtu ajo shtoi se e kishte gjetur mjaft mirë veten me personazhin të cilin interpreton. Por artistja 58-vjeçare nuk di të ndalet! Ajo ka zbuluar se sapo ka pranuar ofertën për t’u bërë pjesë e një projekti të ri. Gjithashtu Hulja shprehu mendimin e saj mbi një temë jashtë fushës së artit e cila ndikon jetën e të gjithëve. Lidhur me situatën ekonomike të vendit, ajo iu përgjigj gazetarit se njerzit duhet ti parashikojnë ditët dhe kohët e vështira dhe duhet të jenë gati ti përballojnë ato. ‘Le t’i shtrijmë këmbët sipas jorganit’ – ishte fjalia e aktores që tërhoqi vëmendjen. Kujtojmë se pas vendosjes në qendër të komenteve të shumta për veshjen së saj ekstravagante pak javë më parë, artistja e cila sfidon vitet me bukurinë e saj, nuk ka nguruar të japë mendimin e saj lidhur edhe me veshjet e skenës. Ajo u shpreh se të gjithë, janë lirë të zgjedhin atë që mendojnë se është e përshtatshme për ta, pavarësisht pëlqimit ose jo të publikut. Në fund deklaroi se gëzonte vlerësim për kolegët e skenës njësoj si për ata në sheshxhirim, e madje tha se këngët e shumë prej kolegëve këngëtarë i dëgjon me ëndje.