“I am Georgina” Së shpejti me sezon të dytë

Showbiz

Platforma televizive “Netflix” ka njoftuar së fundmi se pjesa e dytë e “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do ta transmetojë premierën e pjesës së dytë të “I am Georgina” në 24 mars. Në këtë sezon, rikthimi në ekran i modeles, nënës dhe biznesmenes, do të tregojë jetën e saj në Jaca, ku ajo kaloi fëmijërinë e saj dhe deri në pjesëmarrjen e saj në “Grammy Latine”.

Po ashtu në këtë dokumentar, do të trajtohet edhe lindja e binjakëve dhe pamundësia e njërit prej tyre për të mbijetuar. “I am Georgina” është prodhuar për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i cili u publikua në janarin e vitit të kaluar, ishte ndër 10 prodhimet më të ndjekura në 62 vende dhe shënoi 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

Kujtojmë se aty Georgina kishte folur më së shumti rreth takimit të parë me Ronaldon, njohjes me të e po ashtu vështirësitë që kishin kaluar  së bashku.