I mbani mend këngët e RBD? Ja 12 më të bukurat!

Showbiz

Janë të pakta grupet muzikore që përfaqësojnë një brez të tërë, por RBD është një prej tyre. Për 5 vite grupi meksikan u bë një nga më të njohurit në të gjithë botën, me mbi 15 milion albume të shitura.

Grupi RBD u formua në 2004 në telenovelën Meksikane “Rebelet”. Personazhet e telenovelës Christian Chávez, Anahí, Alfonso “Poncho” Herrera, Maite Perroni, Dulce María, dhe Christopher von Uckermann krjuan një grup për tu larguar sado pak nga përditshmëria e mërzitshme. Por grupi përveҫ të gjithave shtoi shikueshmërinë e serialit dhe u bë më i suksesshmi në Amerikën Latine. Nga të gjitha këngët e grupit janë 7 prej tyre në klasifikimin Billboard 200. Gjithashtu grupi ka marrë edhe 2 nominime për Latin Grammy.

Ja 20 këngët më të bukura dhe të klikuara nga RBD:

  1. Rebelde” është kënga e parë e grupit RBD. Nuk është vetëm kenga hapëse e telenovelës, por edhe ajo që tregon më së miri shpirtin rebel të grupit dhe serialit.
  2. Santa No Soy”përkthyer “Nuk jam engjëll” kënduar nga vajzat e grupit është një këngë me përmbajtje totalisht feministe. Dulce María, Anahí, dhe Maite kërkojnë ti duan për të mirat dhe të këqiat që kanë, duke thënë me zë të lartë se asnjëra prej tyre nuk është “engjëll”.
  3. Tras De Mí” ndërkohë, është një këngë motivuese që flet për ëndërrat. “Kam vetëm një biletë dhe një tufë ëndërrash në valixhe/Një mirupafshim për prindërit e mij/Shumë frikë, por dhe dëshirë për të jetuar” thotë grupi në fillim të këngës.
  4. Así Soy Yo” që përkthehet “Kështu jam unë” nga Anahí është një tjetër këngë që nxit pranimin e vetes pa ju dorëzuar presionit për të ndryshuar nga shoqëria maskiliste.
  5. Lento” një këngë reggaetón nga Luny Tunes e cila u bë tepër e njohur kudo. Duke filluar nga Daddy Yankee “Gasolina” dhe Pitbull “Culo”, këngët e kësaj rryme në këtë kohë u bënë hit. Prandaj RBD ndryshoi pak rrymën nga pop në reggaetón.
  6. Este Corazón” është një këngë dashurie e shkruar enkas për lidhjen mes Mia dhe Migel dhe Robertës me Diegon. 2 rrjeshtat e para të këngës janë kënduar si duet e para nga Roberta dhe Diego dhe tjetra nga Mia dhe Migel.
  7. Algún Día” është një tjetër këngë dashurie klasifikuar si kënga më e trishtë e serialit me një nga performancat më prekëse të grupit.
  8. Sálvame”, kënga e kënduar nga Anahí, është e treta e grupit. Sërish një këngë dashurie, “Më shpëto” u bë një nga këngët hit të grupit direkt pas dales të saj.
  9. Para Olvidarte De Mí” është kënga e gjashtë e albumit të fundit të grupit RBD, e llojit baladë Pop-Rock.
  10. Celestial”, ndryshe nga këngët e tjera nuk është emocionale, por një këngë shumë e lumtur dashurie nga grupi.
  11. Bésame Sin Miedo” ose në shqip “Më puth pa frikë” është sërish një këngë dashurie nga grupi e publikuar në vitin 2007 si kënga e tretë e albumit Celestial.
  12. Nosso Amor” është kënga hyrëse e sezonit të dytë të serialit “Rebelet”, versioni portugez i këngës meksikane “Nuestro Amor” e cila ka zënë vendin e 33-të në një klasifikim në Rumani.

Për ata që nuk i mbajnë mend, por edhe për ata që ndjejnë nostalgji, rikthehen në ekran Rebelet. Nga sot, do mund ta shihni sërish grupin tuaj të preferuar t në kanalin më të ri Tring Novelas.