I mbani mend “Miket dhe Rivalet”? Ja se çfarë bëjnë sot 4 aktoret

Showbiz

Një nga telenovelat më të ndjekura në vitet 2000 ka qenë “Mike dhe rivale”. Me siguri që shumë prej jush e mbajnë mend pasi në të ishin personazhe kryesorë 4 vajza të ndryshme që në atë kohë morrin shumë famë!  Ofelia, Nayeli, Laura dhe Himena. Jeni kuriozë se si ka ndryshuar jeta e tyre në këto vite?

View this post on Instagram

A post shared by Angelica Vale (@angelicavaleoriginal) on

View this post on Instagram

A post shared by Angelica Vale (@angelicavaleoriginal) on

Angelica Vale, ose Wendy Nayeli, sot është 43 vjeçe. Ajo ka dy fëmijë dhe vazhdon paralelisht karrierën në filma dhe muzikë, sepse ajo është edhe këngëtare. Nëse nuk e dini ka qenë bashkëskenariste e serialit.

 

View this post on Instagram

A post shared by Michelle Vieth ®️ (@viethmichelle) on

Michelle Vieth ose Laura sot është 39 vjeçe. Ajo ka katër fëmijë, një djalë dhe një vajzë nga martesa e parë dhe një djalë e një vajzë tjetër nga lidhja e saj me një tjetër partner. Michelle vazhdon karrierën e saj, pavarësisht skandalit të disa kohëve më parë, kur qarkulloi një video e saj nudo.

 

Adamari Lopez, ose Ofelia sot është 48 vjeçe, nënë e një vajze dhe gjejeni pak? Ka qenë e martuar më Luis Fonsi-n këngëtarin e Despacito-s. Për Adamari-në jeta s`ka qenë aq e lehtë. Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në 2005-ën, kur ishte e lidhur me Fonsi-n dhe ai anuloi gjithë turneun për t`i qëndruar pranë. Adamari vazhdon karrierën dhe njëkohësisht është e angazhuar në nismat për ndërgjegjësimin e grave ndaj kancerit të gjirit.

 

View this post on Instagram

40 y 20 ❤️????. Feliz cumpleaños miamor !!!!!! Nunca dejarás de ser mi chiquito. Te amo @nicolasvp11

A post shared by Ludwika Paleta (@ludwika_paleta) on

Ludwika Paleta ose Himena sot është 40 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve. Djali i madh erdhi nga martesa e parë kurse dy të vegjlit nga martesa e saj me Emiliano Salinas, djalin e ish-presidentit të Meksikës, më të cilin është ende e martuar. Edhe Ludwika si miket dhe rivalet e saj, koleget e serialit të famshëm, vazhdon karrirerën dhe ka një instagram të mbushur plot me foto.